
Të dashur nxënës,studentë, mësues, arsimtar, profesorë, pedagogë e ju punëtor të arsimit,
Kongresi i Manastirit i vitit 1908, me 22 Nëntor,e ndriti historinë tonë mbarëkombëtare për shqiptarët, ku u vënë themelet e shkronjave shqipe, që u bënë dritë për gjithë shqiptarët.
Respekt të veçant të gjithë pishtarëve të arsimit dhe iluministëve për punën e bërë me aq sakrificë!


Njëherit, Urime dita e alfabetit të gjithë shqiptarëve kudo që jetojnë e janë, me dëshirë që këte identitet një gjuhë, një komb, e një flamur ta ruajmë duke avansuar sa të jemi gjallë gjenerat pas gjenerate.
Themeli i çdo mirësie është dituria, dituria e fituar nga shkronjat e alfabetit të gjuhës shqipe është më shkencore, po edhe më e dashur për ata që shkruajnë e flasin gjuhën shqipe.