
20/04/2022. 22:15
Ministrja e Punëve të Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit, ka thënë se Serbia është destabilizues në Ballkanin Perëndimor.
Ajo ka thënë se Serbia është kërcënimi më i madh i paqes në rajon, derisa për këtë e ka mbështetjen e Moskës.
“Serbia vazhdon të mbetet satelit i Rusisë. Rajoni ynë për këtë vazhdon të mbetet jostabil”, është shprehur ajo.
“Pavarësia e Kosovës ka lindur nga gjenocidi i kryer nga Serbia. Kosova ka rezistuar një kohë të gjatë, derisa jemi detyruar t’i mbrojmë familjet tona dhe në fund erdhi NATO na shpëtoi. Ky gjenocid ka treguar se drejtësia gjithmonë triumfon”.
Gërvalla ka thënë se Kosova asnjëherë nuk i harron viktimat e luftës së vitit 1999.