News That Matters

Gërvalla ftohet nga Blinken për të marrë pjesë në samitin “Summit of the Americas”

07/06/2022. 16:31
Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministrja e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës, Donika Gërvalla me ftesë të Sekretarit të Shtetit, Antony J. Blinken do të marrë pjesë në “Summit of the Americas”, i cili do të mbahet në Los Angeles të ShBA-së.

Kjo është hera e parë që Republika e Kosovës përfaqësohet në ketë Samit.

Në margjinat e këtij Samiti, ministrja Gërvalla do të zhvillojë takime bilaterale me zyrtarë të lartë shtetëror si dhe do të vazhdojë lobimin për të forcuar subjektivitetin ndërkombëtar të Kosovës.

div.meta-author { display:none; }