
09/07/2022. 21:54
Ministrja e Punëve të Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, ka thënë se Bashkimi Evropian duhet ta hapë rrugën për integrimin e Ballkanit.
Ajo në Forumin e Dubrovnikut ka thënë se Evropa nuk duhet të presë që të ndodhë një luftë tjetër në këtë pjesë të saj që integrimi të ndodhë.
Sipas Gërvallës nuk duhet të veprohet njësojë si me Ukrainën që iu dha statusi kandidat pas nisjes së pushtimit të saj nga Rusia.