News That Matters

Genc Salihu nuk do të jetë banor i “BBV Kosova”, ky është roli i tij në reality-show

11/07/2022 16:26
Ka pak kohë prej kur është bërë e ditur se “Big Brother VIP Kosova”, do të fillojë transmetimin shumë shpejt.

Tashmë kur po punohet në këtë drejtim, ka filluar të aludohet rreth emrave të konkurrentëve që do të jenë pjesë e “BBV Kosova.

Në media kanë qarkulluar dy emra të këngëtarëve të njohur shqiptarë që sipas gjitha gjasave do të jenë pjesë e këtij reality-show.

Dy emrat e përmendur janë Ardian Bujupi e Genc Salihu, ku për këtë të fundit nuk dihej saktë nëse do të jetë konkurrent apo pjesë e stafit të punës së këtij reality-show.

Lajmi.net ka kontaktuar me Genc Salihun i cili ka sqaruar se nuk do të jetë pjesë e “BBV Kosova”, si konkurrent por si pjesë e stafit të punës.

“Aspolutisht në asnjë mënyrë nuk do të jem konkurrent. Unë punoj në Klan, kështu kam me qenë pjesë e stafit realizues në një mënyrë tjetër, por jo pjesë e shtëpisë.”, tha ai në prononcim.

Ndryshe, ky projekt është ndër projektet më të mëdha të realizuara në Kosovë.

div.meta-author { display:none; }