News That Matters

Gazetari spanjoll: Pritje ekstremisht miqësore në Kosovë

07/09/2021 08:00
Gazetari spanjoll, Miguel Angel Lara, i cili disa minuta më parë ka raportuar se ka mbërritur në Kosovë për ndeshjen e së mëkurës, tani ka thënë se është pritur shumë mirë në Kosovë.

Përmes një postimi në rrjetin social Twitter, Miguel ka thënë se nuk i është dashur të presin aspak në kontrollat e dokumenteve.

“20 sekonda për kontrollin e pasaportës, një mirësëerdhe dhe një shaka “Hej, thuaj në spanjisht që ne jemi shtet”. Ekstremisht të shoqërueshëm. Sigurisht, për shkak të Covid, në orën 10 të gjithë në shtëpi”, u shpreh Miguel.

Spanja do të ketë mbi 10 gazetarë në Fadil Vokrri dhe ekipin e TVE për ndeshjen ndaj Kosovës.

div.meta-author { display:none; }