News That Matters

Garda Kombëtare në pritje të Ramës

20/06/2022. 10:09

Garda Kombëtare e Kosovës është vendosur para hotelit ku do të pritet kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Në të njëjtin vend do të mbahet edhe mbledhja e tetë e qeverive të Kosovës dhe Shqipërisë.

Zyra e Kryeministrit ka njoftuar të dielën për agjendën e sotme.

Pritja dhe mbledhja do të mbahen në një hotel në kryeqytet, ku delegacioni i Qeverisë shqiptare pritet të arrijë aty në orën 10:45, derisa në orën 11:00 është planifikuar pritja e kryeministrit Edi Rama nga kryeministri Albin Kurti.

Mbledhja e dy qeverive do të fillojë në orën 11:15, teksa më pas është planifikuar një konferencë për shtyp.

Ndryshe, mbledhja e fundit e dy qeverive ishte mbajtur në nëntor të vitit të kaluar në Elbasan, ku ishin nënshkruar 13 marrëveshje.

div.meta-author { display:none; }