News That Matters

Futbollistët e Serbisë veshin fanella me mbishkrime nacionaliste dhe Kosovën e bëjnë Serbi

15/11/2021 13:55

Tre futbollistë të Kombëtares së Serbisë kanë zgjedhur të merren me politikë pasi u kualifikuan në Botëror.

Ata ngritën tre gishta dhe mbanin mbishkrime kundër Kosovës në maica.

Siç shihet edhe nga fotografia, ata mbajnë një hartë ku Kosova paraqitet pjesë e Serbisë.

Ky veprim u komentua shumë në Kosovë dhe u kërkua nga FIFA që ta dënojë Serbinë.

Ndryshe, kombëtarja serbe fitoi 2-1 kundër Portugalisë dhe fitoi biletën për Botëror.

div.meta-author { display:none; }