News That Matters

Futbollistet e reja të Kosovës fitojnë turneun e UEFA-s

08/05/2022 20:38

Futbollistet e përfaqësueses U16 të Kosovës e kanë fituar turneun “UEFA Development” që u mbajt në Shqipëri.

Kosova U16 kishte fituar ndaj Kazakistanit dhe Shqipërisë, ndërsa së fundi fitoi edhe ndaj Malit të Zi. Ndaj Malit të Zi lojtaret e reja të Kosovës fituan 2:0. Të dy golat i shënoi Alba Shabani.

“Ishte ky një turne shumë i vlefshëm për ne, pasi na shërben për ta përgatitur gjeneratën e re të Kombëtares U17 për ndeshjet e ardhshme kualifikuese. Paraqitja e vajzave ka qenë e shkëlqyeshme në të tria ndeshjet, derisa ashtu siç e kërkon formati i këtij turneu, të gjitha lojtaret e grumbulluara kanë pasur minutazhë të njëjtë loje. I përgëzoj vajzat për paraqitjen e mirë në këtë turne dhe besoj se ky triumf do t’i motivojë ato për punë edhe më të madhe në të ardhmen dhe për suksese të reja. Është kënaqësi kur puna e bërë shpërblehet edhe me sukses dhe sigurisht se edhe në të ardhmen do të vazhdojmë të punojmë me përkushtim për ta rritur nivelin e futbollit të vajzave”, ka thënë përzgjedhësi i Kosovës, Kushtrim Munishi.

Qëllimi i këtyre turneve është zhvillimi i lojtareve të reja.

div.meta-author { display:none; }