
01/11/2021 09:29
Një femër kosovare nga Fushë Kosova është sulmuar me mjete të forta nga vjehrra e saj.
Ajo ka marrë trajtim mjekësor pas lëndimeve të marra derisa e dyshuara është intervistuar dhe më pas është liruar në procedurë të rregullt.
“Fushë Kosovë, 31.10.2021 – 18:00. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se e dyshuara femër kosovare (vjehrra e saj) e ka sulmuar atë me mjet të fortë druri. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Viktima së bashku me foshnjën e saj janë dërguar në strehimore, ndërsa e dyshuara pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë.