News That Matters

FSK-ja do të marrë pjesë në Garën Ushtarake Ndërkombëtare “Skuadra më e mirë 2021”

23/10/2021 11:07

Forca e Sigurisë së Kosovës me ftesë të ushtrisë së Sllovenisë, do të marrë pjesë në Garën Ushtarake Ndërkombëtare “Skuadra më e mirë 2021”.

Këtë lajm e ka bërë të ditur ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, përmes një postimi në Facebook.

“FSK vazhdon me stërvitje dhe gara ushtarake bashkë me vendet anëtare dhe partnere të NATO-s. Deri sa jemi duke marrë pjesë në Stërvitjen Fushore “Disaster Relief Military Mobility Exercise 2021” me rreth 20 vende anëtare dhe partnere të NATO-s, sot një njësi tjetër e FSK-së, me ftesë të ushtrisë sllovene, do të marrin pjesë në Garën Ushtarake Ndërkombëtare “ Skuadra më e mire 2021””, ka shkruar Mehaj.

Postimi i plotë:

 

div.meta-author { display:none; }