News That Matters

Fragment recensioni për librin ”USHTRIA ÇLIRIMTARE E KOSOVËS DHE LUFTA NË KOSOVË”

09/05/2022 21:00
Rikujtojmë

NJË LIBËR I VEÇANTË

Fragment recensioni për librin ”USHTRIA ÇLIRIMTARE E KOSOVËS DHE LUFTA NË KOSOVË” të autorit, kolonel Kemail Shaqiri…

Gjatë leximit dhe rileximit të dorëshkrimit ”USHTRIA ÇLIRIMTARE E KOSOVËS DHE LUFTA NË KOSOVË”, shkruar nga një ekspert ushtarak, kolonel Kemail Shaqiri, pashë së kishim të bënim me një kronologji ngjarjesh, kryesisht autoriale-personale, por që njëkohësisht paraqisnin edhe një pasqyrë reale të një periudhe të caktuar të historisë më të lavdishme, të një lufte të drejtë çlirimtare, udhëhequr nga formacioni më i përgatitur e më unik në gjithë historinë tonë kombëtare, nga UÇK-ja, me komandantin legjendar, Adem Jasharin.
Grumbullimi, mbarështrimi dhe sistemimi e lëndës së bollshme, me aq ngjarje, të shtrira në një periudhë të gjatë kohore, 15 vjeçare, e në tri etapa: para luftës, gjatës luftës dhe pas luftës, nuk ka qenë punë e lehtë. Përkundrazi, ka qenë e vështirë dhe ka kërkuar përkushtim e përkujdesje maksimale. Dhe, autori me përvojë nga fusha ushtarake e nga vijat e fronteve luftarake, ia ka dalë mbanë, duke na dhënë një strukturë e një përmbajtje të kënaqshme shumëdimensionale: ushtarake, luftarake, shoqërore, historike, edukative dhe arsimore.
Autori i librit “USHTRIA ÇLIRIMTARE E KOSOVËS DHE LUFTA NË KOSOVË“, kolonel Kemail Shaqiri, i brumosur mirë me njohuri ushtarake, teorike e praktike, nga literatura e ushtrive më të përparuara botërore e duke e pasur parasysh se libri mund t’u shërbejë gjeneratave në vijim të karrierave ushtarake, në fund ka parashtruar edhe disa Rekomandime për Ushtrinë e Kosovës.
Libri që e kemi në shqyrtim, paraqet një bazament të fortë për historinë tonë të re, si dhe një orientim të mirë për hartimin e një Doktrine ushtarake moderne…

div.meta-author { display:none; }