News That Matters

Fotografi ferizajas nderohet me mural në vendlindje

05/11/2021 12:33

Fotografi Hazir Reka është nderuar me një mural në qytetin e tij të lindjes, në Ferizaj.

Ka qenë ekipi i MuralFest Kosova bashkë me artistin amerikan, Nils Ëestergard, të cilët e krijuan këtë mural të fotografit të shquar të kohës së paraluftës, luftës e më tej.

“Sot stafi ynë mirëpritën gazetarë dhe fotografë vendas, përfaqesues të agjensioneve të ndryshme të mediumeve kombëtare dhe ndërkombëtare, të cilët vizituan nga afër rezultatin e muralit të fundit të punuar nga MuralFest Kosova në bashkëpunim me artistin amerikan Nils Ëestergard”, thuhet në njoftimin e MuralFest Kosova.

“Kjo vizitë vjen si shenjë respekti ndaj fotografit e kolegut të tyre Hazir Reka, puna dhe portreti i të cilit shërbyen si motiv i muralit të punuar sot”.

“MuralFest Kosova falënderon përzemërsisht të gjithë të pranishmit të cilët vazhdimisht mbështesin punën tonë, dhe e promovojnë atë brenda dhe përtej kufijve tanë”.

 

div.meta-author { display:none; }