
08/09/2021 12:12
Përzgjedhësi Bernard Challandes pritet t’i bëjë së paku tri ndryshime në formacionin titullar në ndeshjen e Kosovës ndaj Spanjës, për dallim nga ajo e fundit ndaj Greqisë.
Përfaqësuesja e Kosovës është nikoqire e Spanjës në ndeshjen e vlefshme për kualifikimet në Kupën e Botës “Katar 2022”.
Ky takim i vlefshëm për Grupin B pritet të zhvillohet me fillim nga ora 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Por, si pritet të rreshtohet Kosova në këtë ndeshje ndaj një rivali të fortë si Spanja?
Telegrafi mëson se Challandes pritet t’i mbetet besnik skemës 4-3-3, por me disa ndryshime në formacion.
Challandes duke dhënë instruksionet e fundit para ndeshjes ndaj Spanjës
Ndryshimet e Challandes do të jenë tri për dallim nga ndeshja e fundit me Greqinë.
Betim Fazliji në mbrojtje, Florian Loshaj në mesfushë dhe Elbasan Rashani në sulm pritet të jenë tre emrat e rinj të formacionit titullar.
Në portë mbetet Arijanet Muric, ndërsa në mbrojtje Mërgim Vojvoda, Amir Rrahmani dhe Florent Hadergjonaj.