News That Matters

‘Fluturon’ vetura në rrugën Skenderaj-Mitrovicë, shikojeni ku ka përfunduar

Një veturë në aksin Mitrovicë-Skenderaj është vetaksidentuar sot.

Vetaksidenti ka ndodhur me veturën që ka përfunduar në një greminë të cekët, pranë rrugës kryesore.

Indeksonline raporton se në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitet relevante si dhe ambulanca.

Ndërkohë, aksidentin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë, Avni Zaiti.

“Aksidenti trafiku me lëndime, ndodhi rreth orës 14:00, në rrugën rajonale Mitrovicë -Pejë segmenti rrugor në fshatin Lushtë të Mitrovicës. Në aksident u përfshi një veturë. Si pasojë e aksidentit, katër persona kanë pësuar lëndime” deklaroi Zaiti për Indeksonline.

div.meta-author { display:none; }