
03/04/2022 18:31
Boksieri shqiptar, Florian Marku ka reaguar pas fitores së tij ndaj Chris Jenkins.
Marku arriti të merrte fitore në raundin e katërt të ndeshjes, me një nokaut teknik (TKO), duke obliguar gjyqtarin t’i jepte meçit fund para kohe.
Pas duelit, Marku përmes një postimi në llogarinë e tij në ‘Facebook’ falënderoi të gjithë tifozët për përkrahjen.
Shqiptari ka bërë të ditur se po vazhdon punën me ekipin e tij, për ta bërë këtë një vit të paharruar. Mes tjerash, Marku njoftoi se nuk ka akoma një marrëveshje për duelin e radhës, por premtoi se do të njoftojë me kohë për çdo të re.