News That Matters

Flokët e çuditshme të Arjan Konomit ‘çmendin’ rrjetin

08/09/2021 | 09:38

Dje pasdite në Top Channel nisi sezoni i ri i “Përputhen”.

Rrjedha e emisionit në strukturë dhe aspektin vizual mbetën po ato të sezonit të shkuar, vetëm se me disa ndryshime ‘estetike’ për të dhënë shijën e një kapitulli të ri.

Në episodin e parë u prezantua njëra vajzë dhe shumica e djemve të programit.

Por, vëmendjen më të madhe mund të themi që e mori pamja e opinionistit Arjan Konomi.

Ai ngjante dhjetë vjetë më i ri me stilin e ri të flokëve që ‘shtroi’ disa dyshime.

I ka mbjellur? Ka vendosur paruke? Apo bëhet fjalë vetëm për një stil ndryshe të flokëve?

Opinionisti dhe kuratorët e imazhit e dinë më së miri përgjigjen por me apo pa dashje, Arjani mbrëmë e sot u shndërrua në kryetemë me stilin e tij të ri të flokëve.

div.meta-author { display:none; }