
29/10/2021 21:21
“Zgjoi” filmi i suksesshëm kosovar, do të jetë pranë audiencës kosovare edhe në Shtetet e Bashkuara.
Këtë e ka bërë të ditur aktorja kryesore e filmit, Yllka Gashi.
Filmi kandidues për Oscars dhe fitues i shumëfishtë në Sundance Festival, nga 5 nëntori do të shfaqet në kinematë amerikane.
““Hive-Zgjoi” me skenar dhe regji të Blerta Bashollit, me Yllka Gashin në rolin kryesor, filmi më i sukseshëm i kinematografisë shqiptare deri sot, fitues i trefishtë në Sundance 2021 dhe fitues i shumë çmimeve të tjera ndërkombëtare do të fillojë shfaqjen në kinematë Amerikane nga data 5 Nëntor në Neë York në Film Forum dhe 12 Nëntor në Los Angeles në Laemmle’s Royal Theater”, ka shkruar Gashi në Facebook, duke bërë thirrje shqiptarët atje që të përkrahin kastën kosovare duke blerë tiketat për të parë filmin.
“Për Fahrije Hotin e gratë e veja të Krushës, Për të pagjeturit e viktimat e luftës, Për gratë e nënat tona, Për Kosovën!”, ka thënë aktorja që personifikon historinë e Fahrije Hotit.