
07/07/2022. 10:43
Nënkryetari i komunës, Arian Tahiri, gjatë ditës së sotme ka qëndruar për vizitë në fshatin Vidishiq të Mitrovicës.
Arsyeja e kësaj vizite ishte inspektimi nga afër i punimeve që po kryhen në sanimin e rrugës e cila lidh fshatin Vidishiq – Selac, rrugë kjo e cila është dëmtuar nga reshjet e fundit atmosferike.
Përmes kësaj vizite nënkryetari Tahiri ka potencuar se pushteti lokal do të jetë gjithmonë pranë qytetarëve, duke përmirësuar kështu infrastrukturën rrugore e cila do t’ua lehtësoj kushtet e jetës.