News That Matters

Fifi rikthehet në shtëpinë e Big Brother VIP

25/01/2022 22:22
Kantautorja Filloreta Raçi – Fifi, ka qenë një prej banoreve më të zëshme të shtëpisë së Big Brother VIP.

Ajo hoqi dorë nga kjo aventurë muaj më parë, duke thënë se “kishte nevojë të punonte me veten”, dhe kështu e la garën në gjysmë.

Mirëpo ajo u ritkhye mbrëmjen e së martës në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, për t’i bërë befasi një prej mikeve të saj më të mira që krijoi brenda BBV, aktores Monika Lubonja.

Kjo e fundit ishte në dhomën e rrëfimit kur u transmetua një klip emocionues me momentet më të mira që dy banoret kishin kaluar brenda shtëpisë.

Më pas ajo u njoftua se Fifi po e priste në oborr ku shkoi me vrap për ta takuar dhe përqafuar.

div.meta-author { display:none; }