
24/10/2021 14:45
Fifi është banorja më në zë ne shtëpinë e BigBrother VIP, dhe po ashtu është në kryetitujt e mediave rozë prej se ka hyrë në shtëpi.
Raportet me Monikën po shkojnë duke u përkeqsuar, sot që në mëngjes janë grinder dhe fjalosur me njëra tjetrën dhe Fifi është acaruar tej mase, shkruan”Kosovarja”.
Debati ka filluar për shkak të mirëmbajtjes së shtëpisë sepse si duket Fifin po e pengojnë gjërat e pa rregulluara, saqë nga mllefi për pastërtinë bërtiste që në mëngjes.
Arditi ishte ai që e mbante Fifin largë Monikës në momentet kur ajo mundohej të shkonte drejtë saj.