News That Matters

FFK zgjedh më të mirët për vitin 2021

22/12/2021 23:33
Federata e Futbollit e Kosovës ka mbajtur sot manifestimin tradicional “Laureatët e Vitit”, ku janë nderuar me çmime më të mirët e vitit 2021 në futbollin e Kosovës.

Lojtari më i mirë i vitit u zgjodh mbrojtësi i Napolit , Amir Rrahmani, i cili kishte një vit shumë të mirë.

Ai u shpreh i nderuar për çmimin e marr, ndërsa shtoi se qëllimi i tij më i madh është që në të ardhmen me Kosovën të luajë në një turne të madh.

“Faleminderit për besimin që ma keni dhënë! Për mua është një privilegj dhe një shtysë që të punoj edhe më shumë për të ardhmen. Po e mbyllim një vit jo edhe aq të mirë për kombëtaren sepse kemi pritur rezultate më të mira, por futbolli e ka kështu. Duhet të besojmë që në të ardhmen të kualifikojmë Kosovën në Evropian ose Botëror, pse jo”.

“Për mua ka qenë viti më i suksesshëm, ndoshta më i miri në karrierën time, por besoj se është vetëm fillimi, pse kur arrin në këto nivele gjithmonë mundohesh të përmirësohesh sa më shumë. Faleminderit edhe njëherë për besimin dhe shpresoj që të kthehemi më të fortë në kualifikimet e ardhshme, ju përshëndes të gjithëve”, deklaroi ai

Endrit Krasniqi, më i miri i Superligës së Kosovës

Endrit Krasniqi i FC Prishtinës është zgjedhur “Futbollisti më i mirë i Superligës për vitin 2021”.

Krasniqi është zgjedhur nga Shoqata e Gazetarëve Sportivë të Kosovës. Mesfushori kishe një vit të suksesshëm me klubin e tij, ku fitoi titullin dhe Superkupën, ndërsa edhe në Evropë kishte paraqitje shumë të mira ku shënoi 6 gola.

Zekirja Ramadani shpallet trajneri më i mirë për vitin 2021

Federata e Futbollit të Kosovës sot i ka ndarë çmimet kryesore për vitin 2021.

nga TaboolaRekomanduarMund t’ju interesojnë
Nuk do ta besoni kush i shkakton rrudhat, flet dermatologia me shumë vite eksperiencë
Iuvenis
Your House Will Always Smell Amazing With This Trick
Clever-Tricks.com
Iconic women and how they changed in movies
L&C Magazine
FFK-ja ka shpallur edhe trajnerin më të mirë për këtë vit. Ky çmim i është ndarë Zekirja Ramadanit që fitoi titullin me Prishtinën.

Gerhard Progni, top shënuesi i Superligës së Kosovës

Çmimin e golashënuesit për vitin 2021 e ka rrëmbyer futbollisti i Gjilanit, Gerhard Progni. Anësori kishte një vit fantastik, ku shënoi 19 gola gjatë një viti kalendarik.

Formacioni më i mirë i vitit

Federata e Futbollit të Kosovës i ka ndarë çmimet për “Laureatët për vitin 2021”. Me votat e trajnerëve janë zgjedhur më të mirët.

FFK-ja ka ndarë çmimet për 11-shës më të mirë. E në formacionin e vitit janë përfshirë këta futbollistë: Enea Koliçi, Armend Thaqi, Ardian Limani, Leotrim Bekteshi, Ilir Blakçori, Arbnor Ramadani, Endrit Krasniqi, Valmir Veliu, Ermal Krasniqi, Kreshnik Uka dhe Gerhard Progni.

FC Prishtina klubi më i mirë

Federata e Futbollit të Kosovës i ka ndarë çmimet për “Laureatët për vitin 2021”. Në mesin e çmimeve është ndarë edhe çmimi për “Klubin e vitit 2021”.

Ky çmim i ka takuar klubit Fc Prishtinës, që u shpall kampione e Kosovës.

Dardan Çaka, gjyqtari më i mirë

Gjyqtari vushtrrias Dardan Çaka është shpallur më i mirë për vititn 2021. Gjyqtari me të ardhme të madhe ka qenë prej më të mirëve këtë vit, ku ka gjykuar ndeshjet kryesore. Me çmim për të arritur në karrierë u vlerësua edhe Lumturie Muhadri.

Yulian David Diaz dhe FC Liqeni më të mirët në futsall

Lojtari Yulian David Diaz që fitoi të gjithë trofetë në futsallin e Kosovës është zgjedhur lojtari më i mirë. Edhe klubi që ai përfaqësoi, Liqeni është zgjedhur më i miri.

Donjeta Halili dhe KFF Mitrovica më të mirët në futbollin e femrave

Futbollistja Donjeta Halilaj është zgjedhur futbollistja më e mirë në Kosovës për vitin 2021. Sa u përket klubeve, KFF Mitrovica mori çmimin kryesor.

div.meta-author { display:none; }