News That Matters

FFK zbulon orën kur fillon shitja e biletave për miqësoren Kosovë-Burkina Faso

22/03/2022 09:22
Federata e Futbollit e Kosovës ka njoftuar se sot në orën 13:00, do të fillojë shitja e biletave për ndeshjen miqësore Kosova – Burkina Faso, e cila zhvillohet më 24 mars në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë në orën 18:00.

“Shitja e biletave bëhet në mënyrë fizike në dy pika të kompanisë Artmotion në Prishtinë – në Pejton (rruga Perandori Justinian) dhe në Grand Hotel (Sheshi Zahir Pajaziti)”, thuhet në njoftimin e FFK-së.

div.meta-author { display:none; }