News That Matters

Fero: Unë jam Michael Jackson në rap

27/09/2921 08:33
Reperi nga Gjilani, Fero, tashmë shquhet për deklaratat e njëpasnjëshme që bën në rrjete sociale.

Duke qenë një personazh shumë i komentuar e i ndjekur, ai edhe këtë herë mori vëmendje me një nga postimet që ka hedhur në InstaStory.

Feronit Shabani (emri i vërtetë) së fundmi ka bërë një shkrim duke e krahasuar veten me legjendën e muzikës pop, Michael Jackson.

“Unë jam Michael Jackson në rap”, ka thënë ai.

Kjo nuk është hera e parë që artisti bën deklarata të këtij lloji, pasi shpesh e cilëson veten si ‘babai i rap-it’.

Sido që të jetë, i njëjti ka nisur punën për të tjera projekte që pritet të lansohen në vazhdim.

Ai ditë më parë solli një prurje të re “Fvck you” në bashkëpunim me reperin Mossi

div.meta-author { display:none; }