News That Matters

Ferit Idrizi, kryetari i Vushtrrisë gjatë ditës do të pres mërgimtarët në takim

05/01/2022

Ferit Idrizi, kryetari i ri i zgjedhur i qytetit të Vushtrrisë, ka dhënë një shembull të mirë për mërgimtarët.

Ai përmes një postimi ka njoftuar, se me 5 janar 2022 gjatë ditës do të pres në vizitë qytetarët që gjenden në pushime.

Postimi i plotë:

TAKIM ME MËRGIMTARË

Ditën e nesërme, e mërkurë me 05.01.2022 kam vendosur t’ia kushtoj mërgimtarëve tanë.
Gjatë ditës do t’i pres në zyrën time në Komunën e Vushtrrisë.
Do bisedojmë për të gjitha temat të cilat janë me interes për mërgimtarët dhe Komunën.

Ju pres me dëshirën më të madhe!

Mirëpres secilën ide dhe inicitavë nga ju, mërgimtarë!

div.meta-author { display:none; }