News That Matters

Fëmijët me aftësi të kufizuara me kampanjë tregojnë sfidat në ndjekje të mësimit

Sot është lansuar kampanja ‘Pa asistent unë jam jashtë shkollës’, e implementuar prej grupit avokues të fëmijëve me aftësi të kufizuara ‘’Hëna’’ dhe e mbështetur ngs Save the Children në Kosovë, e cila për qëllim ka ndërgjegjësimi por edhe lobimin ndaj insitucioneve që secili nxënës me aftësi të kufizuar duhet të ketë mbështetjen e asistentit në shkollë.

Situata me pandeminë e ka rënduar edhe më tepër përfshirjen e tyre në mësim, me sfida të shumta të cilat në kuadër të kampanjës janë identifikuar gjatë takimeve me prindër, siç janë: mos arritja e objektivave të planit individual të fëmijës në mungesë të një mbështetjeje individuale për fëmijën, rënia e motivimit, mos ndjekja e mësimit online për shkak të natyrës grupore të zhvillimit të mësimeve si dhe regres në arritjet mësimore pikërisht për shkak të arsyeve të mësipërme.

Aktualisht , në tërë Kosovën janë të punësuar 100 asistentë, numër ky dukshëm i ulët në raport me nevojat e fëmijëve me aftësi të kufizuara në vend. Me qëllim të zgjidhjes së sfidave të identifikuara, përfaqesues të grupit janë takuar me ministren e Arsimit, znj. Arbërie Nagavci, ku kanë kuptuar se planet e ministrisë në katër vitet e ardhshme janë që të punësohen edhe 400 asistentë të tjerë.

Po ashtu, lidhur me këtë qëllim, janë zhvilluar takime edhe me Drejtoritë komunale të Arsimit në katër komunat target: Prishtinë, Ferizaj, Gjakovë e Mitrovicë.Ndërkaq, për të theksuar më shumë rëndësinë e asistentit, grupi ‘’Hëna’’ ka realizuar një video ndërgjegjësuese me prindër të fëmijëve me aftësi të kufizuara, linkun e së cilës mund ta gjeni më poshtë:

https://www.facebook.com/362362497178714/videos/703689943908367

Grupi Avokues i Fëmijëve me Aftësi të Kufizuara “Hëna” është grup jo formal i themeluar më 2017 nga HANDIKOS , me mbështetje të Save the Cildren në Kosovë, që mision ka garntimin e të drejtave të fëmijëve me aftësi të kufizuara.

div.meta-author { display:none; }