News That Matters

FBK mban Kuvendin e Punës, aprovohen disa pika

26\03\2022 16:45
Sot, Federata e Basketbollit të Kosovës ka mbajtur Kuvendin e Punës, ku kanë marrë pjesë 26 delegatë nga 38 sa janë gjithsej.

Në Kuvend është folur për punën që është bërë nga Federata në vitin 2021, si dhe për punët që janë në plan për këtë vit.

Në fillim është bërë Aprovimi i Procesverbalit nga Kuvendi i Punës së vitit të kaluar, dhe më pas janë miratuar disa pika tjera si Raporti i Punës për 12 mujorin e parë të implementimit të Planit Strategjik të FBK-së 2021-2025, Raporti i Punës së FBK-së për vitin 2021, Draft Plani i Veprimit 2022, Draft Plani Financiar 2022 dhe Draft Plani i Marketingut 2022 .

Të gjitha pikat e rendit të ditës janë miratuar njëzëri dhe nuk kishte kundërshtime, ndërsa delegatët kanë diskutuar për pika të ndryshme, në të mirë dhe zhvillimit të basketbollit të Kosovës.

div.meta-author { display:none; }