News That Matters

Familja Veseli shpreh mirënjohje të thellë për të gjithë ata që në këto momente pikëllimi iu na qëndruan pranë

Familja Veseli përmes një postimi në “facebook” ka shprehur mirënjohje të thellë për të gjithë ata që në këto momente pikëllimi iu na qëndruan pranë, trasmetn “Radio-Ylberi”.
“Falenderim për secilin prej jush, nga të gjitha qytetet e Kosovës, nga Shqipëria, Maqedonia e të gjitha viset ku jetojnë shqiptarët, që na vizituat e na shkruat, duke ndarë bashkë me ne pikëllimin.” thuhet në postim.

Postimi i plotë:
Të nderuar qytetarë, miq e dashamirë,
Shprehim mirënjohjen tonë të thellë për të gjithë ju që në këto momente pikëllimi për vdekjen e nënës dhe gjyshes tonë, Ajshe Veselit, na qëndruat pranë.
Falenderim për secilin prej jush, nga të gjitha qytetet e Kosovës, nga Shqipëria, Maqedonia e të gjitha viset ku jetojnë shqiptarët, që na vizituat e na shkruat, duke ndarë bashkë me ne pikëllimin.
Një mirënjohje e lartë për vizitat dhe mesazhet e përfaqësuesve të institucioneve të Republikës së Kosovës, Shqipërisë e Maqedonisë, përfaqësuesve të partive politike, bashkatdhetarëve nga diaspora dhe bashkëluftëtarëve të Kadriut.
Nëna Ajshe, ashtu sikurse babai e gjyshi Fazli Veseli, do të na mungojë përherë. Ne jemi krenarë për virtytet e larta njerëzore të tyre dhe përherë mirënjohës që na e lanë si trashëgim respektin për njerëzit dhe frymën e dashurisë për atdheun.
Paçit gëzime dhe shëndet në familjet tuaja!
Me respekt,
Familja Veseli.

div.meta-author { display:none; }