
10/02/2022
Këto fakte janë nxjerrë nga Skender Hamza.
Xhafer Deva lindi në qytetin e Mitrovicës me 21 Shkurt 1904. Ishte djali i pestë nga shtatë djemtë e Ibrahim bej Deva.
Shkollen fillore e përfundoi në vendlindje, ndërsa shkollimin e mesëm e përfundoi në Selanik.Ai ishte njohës i tetë gjuhve.
Studjoi fillimisht në Konstadinopoj, pastaj i vazhdoi në Wien, edhe ku përfundoi si inxhinier i diplomuar.
Në 1941 Deva hapi shkollat në gjuhen shqipe në Mitrovicë, ku dhe vlen të theksohet se me hapjen e shkollës së parë shqipe drejtor i parë ishte Nexhat Quni.
Xhafer Deva është një ndër personalitet qendërore të politikbërjes shqiptare gjatë kohës së zhvillimit të Luftes së Dytë Botërore.
Pas formimit të qeverisë së përbashkët shqiptare në Tiranë, ku kryeminister ishte Rexhep Mitrovica, ndërsa Deva ishte ministër i punëve të brendshme.
Qeverisja e Rexhep Mitrovicës, është qeverisja shqiptare e cila ka administruar më së shumti territor të bashkuar të tokave shqiptare.
Ku në Klinë të Eperme ka qenë kufiri në mes tokave shqiptare, pra deri në Klinë te Epërme ka qenë administrata shqiptare.
Në fshati Tërdavc, Mitrovica, Vushtrria, Podujeva, Presheva, Kumanova e shumë vende të tjera kanë qenë nën administrimin serb.
Deva si ministër i punëve të brendshme, e ka ndihmuar shumë popullin Hebrej për ti shpëuar nga likuidimi. Për këtë humanizëm ai i ka marrë dy mirënjohje nga populli Izrael.
Ai ka qenë anti-komunist i madh, “komunizmi është burg i popujve kishte thënë ai”.
Xhafer Deva ka bashkëpunuar me aleat perëndimor, dhe kur e kuptuan gjermanët ia ndërpren ndihmat.
Me 19 Nëntor ai shkon në Zagreb, pastaj në Wien dhe pas Wienes ai kalon në ShBA.
Në Amerikë jeton në Kaliforni deri në vdekje, dhe vdes me 1978.