News That Matters

Fadil Nura: “Nuk është rrënim, larg qoftë, por ringritje dhe ruajtje e historisë sonë së lavdishme”

04/04/2022

Kryetari i Skenderajt, Fadil Nura ka njoftuar për fillimin e punimeve për meremetimin e objektit të vjetër të Gjimnazit “Hamëz Jashari”, në kuadër të programit të bashkëfinancimit me Fondin Kosovar të Efiçiencës.

Nura përmes llogaritsë të tij në facebook ka thënë se projekti parasheh ndërrimin e tërësishëm të kulmit, dritareve, fasadimin efiçient, riinstalimin të nxemjes qendrore dhe nivelizim.
“Nuk është rrënim, larg qoftë, por ringritje dhe ruajtje e historisë sonë së lavdishme”, ka thënë z.Nura.

div.meta-author { display:none; }