
05/10/2021 09:29
Facebook fajësoi “një ndryshim të gabuar në konfigurim” për një bllokim gati gjashtë orësh që parandaloi tre miliardë e gjysmë përdoruesit e tyre që të hynin në mediat sociale dhe shërbimet e mesazheve si WhatsApp, Instagram dhe Messenger.
Megjithatë, sipas mediave të huaja, kompania nuk deklaroi në blog se kush bëri ndryshimin e konfigurimit dhe nëse ishte planifikuar.
Disa punonjës të Facebook, të cilët dëshiruan të mbeten anonimë, i thanë Reuters më herët se ata besonin se ndërprerja ishte për shkak të një gabimi të brendshëm në mënyrën e “drejtimit të trafikut të internetit”.
Mosfunksionimet e mjeteve të komunikimit në internet dhe burimet e tjera që varen nga i njëjti rrjet e kanë përkeqësuar problemin, thanë punonjësit.
Dhe ekspertët e sigurisë nuk kanë përjashtuar mundësinë e një gabimi të paqëllimshëm, as të sabotimit.
Ndërkohë edhe vetë Mark Zuckerberg u shfaq në Facebook.
“Facebook, Instagram, WhatsApp dhe Messenger po kthehen në internet. Na falni për shqetësimin – e di se sa mbështeteni në shërbimet tona për të qëndruar të lidhur me njerëzit për të cilët kujdeseni”, tha Zuckerberg.