
17/10/2021 19:10
Sipas Exit Pollit të Klan Kosovës Bekim Jashari e fiton Skënderajn me 54.8%.
Ndërsa,qytetarët anembanë Kosovës u janë drejtuar sot kutive të votimit në zgjedhjet lokale.
Të drejtë vote në këto zgjedhje kanë pasur 1 milion e 885 mijë e 448 qytetarë, këta votues të drejtën e tyre mund ta ushtrojnë në 883 qendra të votimit me gjithsej dy mijë e 477 vendvotime.
Kurse, numri i personave që kanë pasur të votojnë për herë të parë në zgjedhjet e sotme është 41 mijë e 12 votues.