
01/01/2021 15;00
“Blues” e mposhtën Manchester Cityn në finale me rezultat minimal, 1:0 për ta fituar për herë të dytë Championsin
Viti 2021 ishte i jashtëzakonshm për Chelsean.
“Blues” u shpallën kampionë të Evropës për herë të dytë në histori të tyre.
Ata e mposhtën në finalen angleze Manchester Cityn me rezultat minimal, 1:0.
Golin e fitores për Të Kaltrit në ndeshjen e zhvilluar në Porto të Portugalisë e realizoi Kai Havertz.
“Është një ndjenjë e jashtëzaonshme. Ne e merituam këtë”, ka thënë pas ndeshjes heroi i Chelseat.
Ndeshja i pati shtatë minuta shtesë dhe City ëndërroi që ta barazonte rezultatin.
Madje, ishte shumë afër përmes Riyad Mahrez, por nuk ia doli.
Kështu, Chelsea e riktheu në mënyrë të pabesueshme një sezon të nisur dobët me trajnerin Frank Lampard.
E për këtë meritat më të mëdha i kishte trajneri Thomas Tuchel.
Kjo ishte finalja e tretë për Chelsean, i cili e kishte humbur një nga Manchester United dhe e kishte fituar një tjetër ndaj Bayern Munichut.
Nga ana tjetër, Manchester City e lëshoi mundësinë që ta fitonte titullin e kampionit të Evropës për herë të parë në histori të tij.
Finalja angleze ishte në plan të luhej në Stamboll, por pasi Turqia u fut në listën e kuqe për udhëtime, UEFA e zhvendosi finalen në “Estadio do Dragao”.
12 mijë tiketa u shitën, ndërsa për shikuesit që u futën në stadium pati kontroll të rreptë dhe të detajuar.