News That Matters

Euro vlen më pak se dollari për herë të parë pas 20 vjetësh

13/07/2022. 18:14

Euro ka rënë poshtë dollari për herën e parë për afro 20 vjet.

Është lufta në Ukrainë që po bën që kjo valutë të shënojë rënie.

Një euro bleu 0.998 dollarë në tregun e shkëmbimeve në orën 12:45, pas rënies prej 0.4 përqind në tregun ditor, raporton BBC.

Frika që Rusia mund të tkurr furnizimin me energji për Evropën ka rritur mundësitë për recesion në zonën e euros.

Banka Qendrore Evropiane ka vonuar bankat tjera qendrore për rritjen e normave, duke dobësuar më tej euron.

Valutat rriten zakonisht kur banka qendrore relevante rrit normën e interesit, pasi që investitorët e huaj synojnë kthim më të madh dhe mbajtje të aseteve në atë valutë.

div.meta-author { display:none; }