
29\03\2022 18:06
Misioni i EULEX-it dhe KFOR-it kanë bërë trajnime së bashku më qëllimin siç thonë ata që “ta mbajmë Kosovën e sigurt dhe të kontribuojnë në sigurinë e të gjitha komuniteteve”.
E gjitha kjo është bërë e ditur nga faqja zyrtare e EULEX-it në Twitter.
Duhet shtuar se këto trajnime mes EULEX-it dhe KFOR-it po bëhen pak kohë pasi që EULEX-i është përforcuar më një njësi rezervë në Kosovë.
Kujtojmë se kjo njësi e re përbëhet prej 92 pjesëtarëve të Forcës Evropiane të Xhandarmerisë, të cilët vijnë nga shtete si Portugalia, Franca dhe Italia.Lexoni postimin e plotë:EULEX dhe KFOR bashkëpunojnë për të arritur një qëllim të përbashkët: ta mbajmë Kosovën të sigurt dhe të kontribuojmë në sigurinë e grave, burrave, vajzave dhe djemve nga të gjitha komunitetet në Kosovë.
Shikoni disa fotografi nga ushtrimet tona të përbashkëta që synojnë forcimin e komunikimit dhe koordinimit.
https://twitter.com/EULEXKosovo/status/1508823375032033286?ref_src=twsrc%5Etfw&ref_url=https%3A%2F%2Findeksonline.net%2Feulex-nis-trajnimnet-ne-terren-disa-dite-pasi-fuqizoi-policine%2F