
Në Friedberg të Gjermanisë u mbajtën zgjedhjet e pjesshme me çrast është kompletuar Kryesia e Fondacionit BESA.
Në mbledhjen e gjerë të antarësisë së Fondacionit, me datën 16.03.2024 në BESA u vendos të bëhet ky plotësim si pasojë e dorëheqjes vullnetare të disa anëtareve të kryesisë. Pas zgjedhjeve konform statutit të saj, Kryesia e Fondacionit BESA ka këtë përbërje:
Kryetar i parë. Ilir Seferi
Kryetar i dytë. Arben Lumi
Nënkryetar i parë. Mentor Bislimi
Nënkryetari i dytë. Etem Meta
Arkatar, Sami Kuqi
Anëtarë të e kryesisë u zgjodhën: Rexhep Nikçi, Zeqir Sumaj dhe Fatbardha Nikçi.
Pas zgjidhjes së nyjës statutore dhe dorëheqjes se disa anëtareve të Kryesisë u vërejt kthimi masiv i ndërmarrësve rrespektivisht ish-anëtareve te ditëve të para të themelimit të cilët para ca kohësh a vitesh për arësye të mosmarrëveshjeve ishin larguar nga BESA. Rikthimi i arkitektit, Etem Meta është një avancim dhe një rritje e cilësisë në Fondacion.
Gjithashtu kthimi i ndërmarrësit të njohur, Lulëzim Maliqi por edhe ardhja e Ilir Sinanit nga Sinani GmbH dhe Ramadan Krasniqi nga Krasniqi Solar janë nje vlerë e shtuar për Fondacionin.
Kryesia e Re e mori si obligim edhe ndërtimin e disa dikastereve dhe detyrave tjera në Fondacion. Kështu që Etem Meta dhe Rexhep Nikçi do te angazhohen per ristrukturimin e Fondacionit. Poashtu rëndësi e të veqantë do t’i kushtohet marrdhënieve me organizatat simotra dhe shoqatave kulturore e klubeve sportive (futbollistike) në Bavari me çrast ky dikaster do të udhëhiqet nga ndërmarrësi i njohur, Zeqir Sumaj.




Rinia jonë në diasporë është duke u zhvilluar si në lëminë e arsimit ashtu edhe të ndërtimit të ndërmarrjeve e bizneseve, prandaj e meriton një përkujdes të veqantë. Për këtë dikaster u vendos që të përkujdesert Juristja e ardhëshme, Fatbardha Nikçi e cila autorizohet të ndërtoj, BESA Junior.
Vazhdimi i mbështetjes për implementimin e sistemit dual në Kosovë, një projekt i filluar në tre vite më parë, si dhe për mbarëvajtjen e mësimit shqip në Bavari do të jenë çështje të dorës së parë e Kryetarit, Ilir Seferi dhe dy zv. të tij, Arben Lumi e Mentor Bislimi.


Kuvendi vendosi që Fondacioni BESA të ketë një adresë të re e cila është: Fondacioni BESA Rruga Bavariafilm nr. 7, 82031 Grünwald.
Fondacioni BESA është rrjeti i parë i bizneseve shqiptare në diasporë, i themeluar ne vitin 2010 i cili synim kryesorë ka mbështetjen e Shoqatave Shqiptare në Bavari e më gjerë si dhe bashkon komunitetin shqiptarët në avancimin e objektivave prosperuese parasegjithash në ekonomi.
Për Fondacioni BESA, Ilir Seferi, Kryetar