News That Matters

Escobar bën thirrje sërish për shtyrje të vendimit për targat: Do të shpresoja që të ketë reagime pozitive

I dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, i ka bërë sërish thirrje autoriteteve në Kosovë, të pranojnë kërkesën për të shtyrë me 10 muaj zbatimin e urdhrit për targat e makinave të banorëve serbë në veri të Kosovës.

Escobar tha se shpreson që do të ketë reagime pozitive ndaj kërkesës së tyre për shtyrjen e vendimit për targa. 

“Do të shpresoja që ata të reagonin pozitivisht ndaj kërkesës jo vetëm të Shteteve të Bashkuara, por edhe të pjesës tjetër të Quint-it, të Bashkimit Evropian dhe të përfaqësuesit special, Miroslav Lajçak.”, tha ai për VOA.

Ai foli edhe për nismën franko-gjermane dhe sipas tij detajet e këtij propozimi do të publikohen së shpejti.


div.meta-author { display:none; }