
Marrë nga Agim Morina
“Ashtu si shumica e emigrantëve, edhe prindët e mi erdhën në këto brigje me shpresën se do ta banin ma pjellore këtë “tokë të premtueme”, që shtrihej edhe ma përtej se lotët e tyne.
Im atë rridhte prej malësorësh italianë, i mësuem me jetë të ashpër, ndërsa nana jeme, e cila i përkiste një familjeje të vjetër shqiptare, iu desh me mësu që vorfnisë me i ba ballë me dinjitet.
Së bashku u vendosën në Rojas, që, si shumica e vendbanimeve të vjetra në pampë, ishte një nga fortifikimet e shumta të ndërtueme nga spanjollët, në kufinin e qytetnimit të krishtenë.”