
02/10/2021 20:31
Mesfushori i Kombëtares shqiptare, Ermir Lenjani, është bërë baba për herë të parë.
Futbollisti shqiptar, përmes një fotografie të ndarë në llogarinë e tij në Instagram e ka bërë të ditur lajmin se ka marë epitetin prind me gruan e tij, Herolindën.
“Faleminderit Zot për këtë dhuratë. Në këtë ditë të veçantë, sot Zoti mua dhe nusen time na gëzoi me një djalë. U rritsh afër familjes dhe me hajr në këtë botë djali ynë Rian. Amin. #Elhamdulilah”, ka qenë shkrimi në në imazhin ku duket ti ketë kapur djali gishtin e futbollistit.
Ndërsa, nuk munguan as urimet nga miqtë dhe ndjeksat e tij.
Kujtojmë që Lenjani aktualisht është duke luajtur për skuadrën zvicerane, Grasshopper.