News That Matters

Erdhi në Kosovë për pushime, zhduket mërgimtari

05/09/2021 | 09:40

Dje në fshatin Vatë të Kaçanikut është raportuar për një person të zhdukur.

Nga raporti i Policisë, i zhdukuri është mërgimtar nga Austria dhe kishte ardhur për pushime në Kosovë.

Njoftimi i plotë i policisë:

PERSON I ZHDUKUR/Fsh. Vatë, Kaçanik 01.09.2021 – 06:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se viktima mashkull kosovar ka dalë nga shtëpia dhe ende nuk është kthyer dhe nuk dihet vendndodhja e tij. Viktima jeton në Austri dhe ishte në Kosovë për pushime. Njësitë policore janë duke hetuar rastin.

div.meta-author { display:none; }