News That Matters

EPOKA E LIRISË – DRENICË JEMI ME TY

*Nga Astrit Gashi

EPOKA E LIRISË – DRENICË JEMI ME TY

24 VJET MË PARË TË “GJASHTË LISAT” E LIKOSHANIT NISI PËRBALLJA E PARALAJMËRIMIT TË PRANVERËS SË LIRISË,ATY NISI EPOKA E LAVDISË, EPOKA E SAKRIFICËS,EPOKA E TRIMËRISË DHE GUXIMIT E KRENARISË KOMBTARE

E shtuna pasdite e 28 shkurtit 1998 ishte dita e parë e luftës, kjo ditë është i shkruar me gjak dhe sakrificë, ndersa Likoshani dhe Qirezi janë simbol i përjetshëm i kujtimit, nderit dhe krenarisë tonë të lavdishme.

Është dita prej ku nisi frymëzimi për Luftën çlirimtare kudo në Kosovë. Përjetë në mendjet dhe zemrat tona do të mbeten dëshmorët dhe të gjithë martirët e lirisë së 28 shkurti i vitit 1998 do të mbetet përgjithmonë edhe në kujtesën tonë kombëtare, si dita në të cilën nisi epoka e luftës çlirimtare të UÇK-së.

Po atë ditë gjatë tërheqjes bandit serbe kishin vrarë mizorisht edhe Rukije Nebihu, shtatzënë dhe nënë e tre fëmijëve, imazhi i sajë më pjësë të keputur të kokës më kujton gjenocidin e kriminelve serb dhe sot 24 vjet pas ketj krimi ishtë viktima e parë e luftës që kisha që pashë kur gjaku ende nuk i ishtë tharë në fetyrën e saj.

Tri ditë pas krimit,kudo kishin mbet gjurmë të krimit në këtë varrim erdhen diku afro gjysmë milioni njerëz nga të gjitha trevat ku flitet shqip. Gjaku i tyre u bë dritë për lirinë e shtetsinë e Kosovës!

Gjatë luftimeve deri në çlirimin e vendit, rreth një milion shqiptarë u dëbuan nga Kosova, përafërsisht 15 mijë shqiptarë u vranë, 2.400 prej tyre ranë dëshmorë. Armiku kreu rreth 400 masakra në Kosovë, ndër të cilat shquhen ajo në Abri, Reçak, Meje,Poklek,Izbicë e shumë të tjera.Po ashtu,fati i mbi pesë mijë të zhdukurëve është zbardhur deri në vitin 2007, por ende nuk dihet për fatin e mbi njëmijë shqiptarëve të zhdukur.

Në këtë periudhë kohore janë përdhunuar afër 20 mijë femra shqiptare. Gjatë periudhës kohore mars 1998 – qershor 1999, njësitë kriminale dhe artileria e rendë serbe kanë shkatërruar dhe djegur pjesërisht ose tërësisht rreth 1.100 vend-banime shqiptare, kanë plaçkitur, djegur e shkatërruar mbi 200 mijë shtëpi, banesa, lokale afariste, punëtori zejtare, fabrika, shkolla, biblioteka, monumente kulturore-historike, objekte kulturore, shkencore, fetare etj.Gjithë kjo qendresë,sacrifice e vuajtje ngjau sidomos pas 24 marsit 1999 e deri më 10 qershor 1999, kur Aleanca Veri-Atlantike NATO kishte bombarduar caçet e ushtrisë e policies serbe, me përkrahjen tokësore të UÇK-së, derisa u detyruan forcat serbe dhe diktatorin famëkeq Sllobodan Millosheviqin të nënshkruajë kapitullimin në Kumanovë.

Dhe çuditërisht tash 24 vjet pas çlirimit,padrejtësisht mbahen të arrestuar në Burgun e Hagës drejtuesit e çlirimtarëve dhe liribërësve!
Dikush po harron historinë ,lavdinë dhe çmimin e lirisë! Populli shqiptar pagoi më se shumti për lirinë e vetë.
Sot ku bota po perjetonë një luftë të re në mes të Rusisë dhe Ukrahinës e shqiptarët e kuptojmë më së miri së si e përjetuam luftën.

Sa vuajtem kur zeri ynë nuk degjohej, sa familje u vetëflijuan për lirinë tonë kolektive.
Në Evropë kishtë luftë para 20 viteve, mos harroni historinë.

Lavdi të gjithë atyre qe falën gjakun e tyre për t’u bë dritë për lirinë e shtetësinë Kosovës!

div.meta-author { display:none; }