News That Matters

Endrit Thaçi kujton të atin: Sot e kësaj dite më ndalet zemra kur të shoh duke shpallë Kosovën shtet

17\02\2022 13:18

Ish-presidenti i vendit, Hashim Thaçi, në 14-vjetorin e Pavarësisë, u kujtua edhe nga i biri i tij, Endrit Thaçi.

Endrit Thaçi ndau videon teksa atë kohë ish-kryeministri, Hashim Thaçi, kishte lexuar deklaratën e Pavarësisë.

“Babë, sot e kësaj dite me ndalet zemra kur të shohë duke shpallë Kosovën shtet. Mu sikurse mu pat ndalë më 17 shkurt 2008, kur dole nga banesa për këtë ditë historike, deri sa jashtë e bërë një epokë të jashtëzakonshme. Faleminderit që na solle lirinë dhe pavarësinë bashkë me shokët”, ka shkruar Endrit Thaçi.

Kujtojmë se ish-presidenti, Hashim Thaçi, gjendet në paraburgim në Hagë që nëntori i vitit 2020.

div.meta-author { display:none; }