News That Matters

Emisari britanik: Kosova ka të drejtë sovrane për moslejimin e zgjedhjeve serbe

28/03/2022 12:44

Emisari Special i Britanisë së Madhe për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach, ka thënë se është i zhgënjyer nga autoritetet kosovare, pasi sipas tij, e kanë refuzuar propozimin që të gjendet një zgjidhje për votimin e serbëve të Kosovës për zgjedhjet serbe të 3 prillit.

“Ndërsa është e qartë se Kosova ka të drejtë sovrane për të vendosur nëse një votim i tillë do të ndodhë, mosshfrytëzimi i rastit për të arritur një zgjidhje praktike të ofruar në këtë rast vë në pikëpyetje përkushtimin e Kosovës ndaj vlerave themelore të gjithëpërfshirjes dhe të drejtave demokratike për të gjithë qytetarët që jetojnë atje”, ka thënë Peach.

Ai ka theksuar se ka vetëm një mënyrë që Serbia dhe Kosova të arrijnë një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve.

Kjo sipas tij, vie, përmes dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.

“Mbretëria e Bashkuar e ka mbështetur gjithmonë këtë proces dhe unë personalisht, si i dërguar, punoj ngushtë me Përfaqësuesin Special të BE-së, Miroslav Lajçak, i cili është përgjegjës për dialogun”.

“Megjithatë, duhet të kemi parasysh se në fund të fundit ky proces u përket këtyre dy vendeve. Ato duhet të bashkëpunojnë në interes të popullit të Kosovës dhe Serbisë, për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse, përfundimtare, ligjërisht të detyrueshme dhe të qëndrueshme, e cila është e pranueshme edhe për bashkësinë ndërkombëtare. U bëj thirrje liderëve të të dyja palëve që të angazhohen në negociata me gjithë zemër dhe në mënyrë konstruktive”, ka thënë Peach në një intervistë për Vijestin e Malit të Zi.

div.meta-author { display:none; }