
05/01/2022. 15:40
Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Skenderaj ka disa ditë që shërbimet mjekësore në emergjencë po i ofron vetëm në tre shtretër.
02 Press mbrëmë pas orës 21:00 ka vizituar emergjencën e Skenderajt dhe ka parë se shërbimet ofrohen në numër të limituar.
Dhjetëra pacientë, fëmijë dhe të moshuar kanë pritur me orë të tëra për të marrë një infuzion, raporton 02Press.com
Të pakënaqur janë shprehur edhe vetë pacientët që janë detyruar të presin me orë të tëra për të marrë infuzion.
Për të mos mjaftuar kjo situatë, spitali përballej edhe me mungesë të medikamentëve (përbërësve të infuzionit) për çka qytetarët janë detyruar t’i blejnë vetë.
Lidhur me këtë situatë 02 Press ka kontaktuar U.D Drejtorin e Spitalit Agron Mehmenti, por i njëjti nuk ka kthyer përgjigje deri në kohën e publikimit të këtij artikulli. /02 Press