
29/11/2021 21:00
Elita Rudi është njëra ndër moderatoret më të dashura të ekranit.
Ajo tash e disa vite ka qëndruar në hije duke iu përkushtuar kështu vetëm fëmijëve të saj, Zërit dhe Botës.
Ndërkaq vetëm pak minuta më parë ajo dha lajmin e shumëpritur se do të kthehet në televizion.
Elita nuk dha shumë detaje por tregoi se ka punuar fort për këtë rikthim të sajin dhe se në fillim të vitit 2022 do të jetë pjesë e televizionit Klan Kosova.
Moderatorja kaq deshi të ndante për momentin.