
28/05/2022. 13:29
Karateisti kosovar, Elhami Shabani, është stolisur me medaljen e bronztë në Kampionatin Evropian të Karatesë që po zhvillohet në Gaziantep të Turqisë.
Shabani mposhti boshnjakun Hamza Turulja me rezultat 2:1 në kategorinë deri në 75 kilogramë për ta fituar vendin e tretë.
Ky është suksesi më i madh i Elhami Shabanit në sportin e karatesë, teksa numëron qindra medalje të tjera në turne ndërkombëtarë.
Mbi 500 karateistë nga 45 shtete po marrin pjesë në këtë europian që po zhvillohet nga 25 deri më 29 maj.