News That Matters

Eksperti i sigurisë: Manipulim, në protestën e sotme nuk ishin 10 mijë protestues

Eksperti i sigurisë, Agim Musliu, ka bërë llogaritjen e numrit të protestuesve që ishin sot në protestën e sotme në veriun e vendit.

Sipas ekspertit të sigurisë po bëhet manipulime me shifra pasi sot në protestë nuk ishin 10 mijë serbë.

Musliu ka shkruar se nuk kanë qenë më shumë se 2 mijë e 200 qytetarë. Ai shkroi se shiu iu solli fat protestuesëve për ta fshehur shifrën e vërtetë. 

Postimi i plotë, pa ndërhyrje: 

Manipulimi me shifrat e protestave

2.200 JO 10.000 protestues

Per ta fshehur numrin e vertete te protestuesve serbe, sot fati ishte me ta ne Mitrovice.

Shiu ua dha mundesine qe te rrine me rralle me njeri-tjetrin, e te duken normal.

Gjersa per 4 metra katror, siç shihet ne video jane 18-20 pjesemarres, ne kohe me shi, me ombrella hapur, ne te njejten hapesire qendrojne 4-6 pjesemarres.

Sipas llogaritjeve, i bie qe nese ne protesta te sotme, mediat me pro-pushtetit kane thene se jane 10.000 protestues, atehere ne protesten e sotme ne Mitrovice kane qene vetem 2.200 protestues. ASNJE ME SHUME!

div.meta-author { display:none; }