News That Matters

Eksperti amerikan vlerëson se Kosova duhet të jetë pjesë e “Ballkanit të Hapur”

28\12\2021 19:22

Eksperti amerikan Alon Ben-Meir vlerëson se marrëveshja e “Ballkanit të Hapur” do të ishte e mirë vetëm nëse gjashtë shtetet e Ballkani Perëndimor do të merrnin pjesë në të.

Ben-Meir thekson se kjo marrëveshje do të ishte e mirë edhe nëse Kosova do të njihej si shtet i pavarur nga Serbia, teksa siç janë rrethanat tani bën që Serbia të jetë lojtari dominues.

“Marrëveshja e Ballkanit të Hapur” do të ishte mirë nëse të gjashtë shtetet e #Ballkanit Perëndimor do të merrnin pjesë në të dhe Kosova do të njihej si shtet i pavarur nga Serbia. Siç qëndron tani, ajo lejon #Serbinë të jetë lojtari dominues”, ka shkruar Ben-Meir në Twitter.

div.meta-author { display:none; }