News That Matters

Eksperët britanikë paralajmërojnë sërish mbyllje për shkak të variantit të ri të COVID-19

03/12/2021 20:40

Puna nga shtëpia mund të bëhet përsëri normë pasi Mbretëria e Bashkuar po lufton me “Omicron”, variantin e ri të COVID-19.

Profesori, David Spiegelhalter Kryetar i Qendrës Ëinton për Komunikimin e Rrezikut dhe Evidencës, Universiteti i Kembrixhit, tha se masat mund të shtërngohen sërish.

Puna nga shtëpia është pjesë e “Planit B” të qeverisë, i cili përfshin gjithashtu pasaportat e vaksinave.

Spiegelhalter gjithashtu tha se ka pasiguri të mëdha rreth “Omicron”, i cili dyshohet se do të përhapet më shpejt, shkruan The Sun.

“Ne jemi zhytur në një situatë me pasiguri të re. Nuk e dimë si ndikon vaksina në këtë variant, na duhet të zbulojmë më shumë”, u shpreh ai.

Tutje, ekspertët thonë se ka prova që “Omicron” po përhapet shpejt, në krahasim me atë që shihet vetëm tek udhëtarët që janë kthyer nga vendet e Afrikës së Jugut ose kontaktet e tyre

div.meta-author { display:none; }