News That Matters

Einxhel e bën horë Donaldin

04/02/2022 22:50
Vazhdon ende debati mes Einxhel Shkirës dhe Donaldit në shtëpinë e Big Brother VIP.

Donaldi e ka pyetur Einxhelin se për çfarë arsye ndodhet në shtëpinë e BBV, derisa kjo e fundit nuk ka hezituar aspak t’i përgjigjet.

Ajo i tha se nuk ka ardhur për çmimin prej 100 mijë euro.

“Unë kam ardhur për gjithçka, po jo për çmimin që ke ardhur ti. Unë jam këtu për ato gra që vuajnë e që ti i trajton keq”, tha Einxhel.

Ajo gjithashtu iu drejtua atij duke i thënë se ai veç burrë nuk është, por një mashtrues.

“Ti nuk je burrë, je burracak, je një mashtrues”, përfundoi Shkira.

div.meta-author { display:none; }